Moti në Shqipëri gjatë ditës së hënë pritet të jetë i qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë territorin. SSipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të favorshme, pa ndryshime të theksuara gjatë ditës. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 5 metra në sekondë.
Ndërkohë, në zonat detare parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1–2 ballë. Sa i përket temperaturave, ato do të luhaten nga 5 gradë Celsius në Korçë, në orët më të ftohta, deri në 24 gradë Celsius në disa qytete, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe Beratin. Parashikimi i temperaturave për qytetet kryesore: Shkodër: 10–24°C, me diell.
Kukës: 7–20°C, me diell dhe pak re. Lezhë: 13–24°C, me diell. Dibër: 6–19°C, me diell dhe pak re. Durrës: 12–24°C, me diell. Tiranë: 13–24°C, me diell. Elbasan: 11–24°C, me diell dhe pak re. Berat: 8–24°C, me diell. Vlorë: 13–23°C, me diell. Korçë: 5–18°C, me diell dhe pak re. Gjirokastër: 7–23°C, me diell. Sarandë: 12–23°C.
Në përgjithësi, dita e hënë pritet të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura relativisht të ngrohta gjatë mesditës, ndërsa në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të mbizotërojnë vlera më të ulëta të temperaturave.
