Shpërndaje në: Holanda shkroi historinë në Kupë të Botës me fitoren së thellë ndaj Suedisë, 5:1. Holanda është e vetmja përfaqësuese me 14 ndeshje rresht pa humbje në një Kupë të Botës. Humbja e fundit ishte në finalen e vitit 2010, 1:0 nga Spanja. Që nga ajo kohë, Holanda nuk është mposhtur në kohë të rregullt apo vazhdime.
Penalltitë dramatike ndaj Argjentinës në vitet 2014 dhe 2022, zyrtarisht janë llogaritur si barazime. Nuk mbaron vetëm këtu me Holandën. “Tulipanët” kanë 18 ndeshje pa humbje në fazat grupore të Kupës së Botës. Humbjen e fundit në grupet e Botërorit, Holanda e ka në vitin 1994 nga Belgjika, 1:0. Holanda në Kupa të Botës ka shënuar 103 gola. Edhe kjo është arritje e madhe.
