Pamela Anderson shkëlqeu në Los Angeles, fansat e krahasuan me

0%

Pamela Anderson tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen gala të Academy Museum në Los Angeles, ku u shfaq me një paraqitje elegante dhe grim minimal. Pamja e saj natyrale u bë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku fansat e krahasuan me ikonën e Hollywood-it, Marilyn Monroe, si dhe me yjet e kinematografisë së viteve ’50.

Shumë admirues vlerësuan thjeshtësinë dhe elegancën e aktores, duke theksuar se u kujtonte divat e epokës së artë të Hollywood-it. Pamela Anderson Disa komentues shkruan se dukej si një yll filmi i viteve ’50, e të tjerë e përshkruan si një Marilyn Monroe të lumtur dhe plot jetë.

Vëmendje të veçantë mori edhe veshja e saj në një nuancë të butë të gjelbër, e cila binte në sy për freskinë dhe elegancën që përcillte. Pamela Anderson Fansat e vlerësuan zgjedhjen e ngjyrës, duke e cilësuar si një kontrast interesant me atmosferën vjeshtore. Disa prej tyre komentuan se kjo nuancë i shkonte veçanërisht mirë aktores.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pamela Anderson Përveç veshjes, Pamela u komplimentua edhe për mënyrën se si po e prezanton veten në paraqitjet e saj publike. Vitet e fundit, është shfaqur gjithnjë e më shpesh me grim minimal, duke u larguar nga imazhi glamuroz me të cilin ishte identifikuar për shumë vite. Pamela Anderson

Burimi: Telegrafi