Mësimdhënësit propozojnë shkollën fillore deri në klasë të tetë,

0%

Strategjia e Arsimit 2035+ nga Ministria e Arsimit, po shqyrton mundësinë e rikthimi të sistemit 4+4+4, ide kjo që sipas njohësve të Arsimit mund të sjellë më shumë komplikime se përfitime. Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u, po mbledhin opinionet e mësimdhënësve nëpër komuna, për të identifikuar ndryshimet e nevojshme në sistemin arsimor. Bashkëpunimi mes tyre s’ka qenë çdo herë më i miri.

Mirëpo, tash e një kohë, ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, janë bërë bashkë për një mision. Kësioj, këtë sëbashku po zhvillojnë takime me mësimdhënës në të gjitha komunat e Kosovës, e që po bëhen në kuadër të Strategjisë së Arsimit 2035+.

Në mesin e ideve, këtu po shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit të formës, ku shkolla fillore të jetë deri në klasën e tetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ka edhe ide të tilla që të ketë edhen jë prekje të tillë në arsim, mirëpo strategjia veçse ka fillu, ende nuk dihet asgjë, ne jemi duke marrë opinionet e punëtorëve të arsimit, në mënyrë që ministria t’I kete këto opinione, në mënyrë që strategjia të mos jete e punuar në zyrë, mirëpo nga opinionet e punëtorëve të Arsimit”, ka theksuar Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK.

Njohësit e Arsimit konsiderojnë se rikthimi në sistemin 4+4+4, s’do të ketë ndonjë impakt pozitiv. “Do të sillte konfuzitet, dhe më tepër komplikime në sistemin e arsimit, për një sistem I cili edhe ashtu është mjaftueshëm I rëndësuar në gjendjen si është. Ka shumë aspekte që do të prekte nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka deklaruar Samir Shahini, ish-drejtor i Arsimit.

Strategjia e Arsimit 2035+ po shqyrton edhe ide të tjera të mësimdhënësve sa i përket ndryshimeve dhe përmirësimeve që ka nevojë aktualisht sistemi arsimor në Kosovë, në mesin e tyre edhe shpërndarjen e kompetencave te drejtoritë e shkollave

Burimi: Telegrafi