“Nëse kjo ndodh, e humbim luftën…”, Zelensky paralajmëron për fatin

0%

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij do të humbiste luftën kundër Rusisë, nëse Shtetet e Bashkuara do të ndryshonin anë dhe do të mbështesnin Moskën. “Nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin Rusinë, sigurisht që nuk do të qëndrojmë”, tha Zelensky në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.

“Tërheqja e mbështetjes ekzistuese të SHBA-së për Kievin do të ishte një gabim historik dhe një tragjedi e madhe”, tha ai. Zelensky:If the U.S. supports Putin, I mean, it’s unbelievable. It’s a tragedy, a historic mistake and a big tragedy.If the U.S. officially takes the side of Russia, of course we will not prevail.

We will not be able to stand. https://t.co/orMhjmT5aS — Clash Report (@clashreport) October 18, 2026 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë hoqi sanksionet e reja ndaj Rusisë, të miratuara nga Kongresi, dhe njoftoi një marrëveshje për naftën me Kremlinin, të cilën shumica e ekonomistëve thonë se nuk do të ndihmojë në uljen e çmimeve të naftës në SHBA.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trump e arsyetoi vendimin me interesat kombëtare të SHBA-së. Zelensky paralajmëroi se lehtësimi i kufizimeve do ta forcojë Putinin në synimet për pushtimin e Ukrainës, por tha se ende shpreson që Trumpi t’i ndryshojë vendimet e tij. “Ne duam t’i besojmë atij”, deklaroi presidenti ukrainas për NBC News.

Burimi: Telegrafi