Kosova e Dusseldorfit importon tri pikë

0%

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit është kthyer me tri pikë të mëdha nga përballja me FC Kray. Djelmoshat e Kosovës shënuan fitore minimale, 1:0, ndaj FC Kray, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Landesligës. Futbollisti Pedchenko realizoi golin e fitores në minutën e 17-të, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë shumë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.

Këto tre pikë e gëzojnë edhe presidentin e klubit, Bujar Nezirin, pasi skuadra vazhdon garën për një pozitë sa më të mirë në tabelë. Pas javës së 10-të, Kosova renditet në vendin e tetë me 15 pikë, ndërsa FC Kray zë vendin e 12-të me 11 pikë. Në javën e ardhshme, Kosova e Dusseldorfit do të përballet me DJK Adler Union Essen-Frintrop.

Burimi: Bota Sot