Sarri akuzon: Penallti për ne, ndodh shpesh me këtë gjyqtar

0%

Trajneri i Atalantës, Mauricio Sarri, ka mbetur i zhgënjyer nga fakti se skuadra e tij nuk ai doli të paktën të barazonte përballë Milanit, në një ndeshje që e hapi në fund. Ai nuk ka kursyer edhe akuzat e polemikat për gjykimin e ndeshjes nga kryesori Kifi. “Ne kishim ndjesinë që nëse i vendosnim në zonën e tyre për 20 sekonda radhazi, mund ta rihapnim ndeshjen.

Në pjesën e parë paguam gabimet tona dhe shumë situata rastësore kundër, përfshirë edhe mosthirrjen në VAR për ndërhyrjen e De Uinter që mund të cilësohej si një prekje topi me dorë ashtu si ndodhi në dy situatat tona. Djemtë besuan deri në fund, bëmë gjysmë orë me nivel. Në pjesën e parë na mungoi agresiviteti dhe e paguam, bashkë me episodet rastësore që na ndodhën.

Ka keqardhje pasi topin e 3-3, atë më të dukshmin, e kishim 6 minuta para fundit. Plus 5 minuta shtesë, do të ishin 11 minuta dhe duke parë inercinë e ndeshjes, mund të merrnim edhe diçka më shumë se barazimin. Keqardhje, por të luash në “San Siro” kështu duhet të kesh besim e bindje për të marrë këtë gjysmë ore të nivelit të lartë për një kohëzgjatje më të madhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një periudhë të ndeshjes nuk na shkoi për shtat asgjë. Dy gjuajte nga jashtë zonë përfunduan në duart e mbrojtësve tanë. Për fat të keq, ishte edhe një episod i ngjashëm nga ana tjetër, por askush nuk tha asgjë. Me Kifin më ndodh shpesh kjo” , tha trajneri i Atalantës pas ndeshjes.

Burimi: Bota Sot