Astrit Fazliu – kryetrajner i ri i KF Lepencit

0%

KF Lepenci ka emëruar zyrtarisht Astrit Fazliun në postin e kryetrajnerit të ri të skuadrës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kaçanikas përmes një komunikate zyrtare, ku njoftohet arritja e marrëveshjes së bashkëpunimit. Fazliu nuk është emër i panjohur për Lepencin, pasi ka qenë pjesë kyçe e historisë së klubit duke udhëhequr ekipin drejt inkuadrimit në Ligën e Parë.

Lepenci është në krizë të rezultateve, aktualisht është në vend të 15-të me 9 pikë pas javës së 10-të. Fazliu vjen në vend të Faruk Statovcit të shkarkuar.

Burimi: Bota Sot