Të hënën, në orën , në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili ndodhi më në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon të tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje, ndërsa Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq përballen edhe me akuzat për rrezikimin e rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerjen e veprës terroriste dhe spiunazh. Aktakuza ndaj tre të pandehurve është ngritur më nga Prokuroria Speciale.
Sipas saj, të akuzuarit lidhen me sulmin që shkaktoi dëme të konsiderueshme në kanalin “Ibër-Lepenc”, një prej objekteve të rëndësishme të infrastrukturës ujore dhe energjetike të Kosovës.
