Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku po vazhdon të shkëlqejë në futbollin rus, duke realizuar një gol të bukur në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij, Rubin Kazan. Daku, i cili aktualisht është pjesë e Spartakut të Moskës, arriti të shënojë vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.
Sulmuesi shqiptar realizoi me një parabolë të bukur, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke tërhequr vëmendjen me mënyrën e finalizimit. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte reagimi i tij pas golit, pasi vendosi të mos festonte në shenjë respekti ndaj ish-klubit. Ky ishte goli i tretë i Dakut në dy ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon pas pushimit ndërkombëtar.
Me paraqitjet e fundit, sulmuesi shqiptar po jep sinjale të forta se meriton më shumë hapësirë në formacionin titullar të Spartakut të Moskës. 🇦🇱 Mirlind Daku scores his first goal for Spartak in the Russian Premier League, against his ex club, Rubin.
Daku scored one minute after coming on. 3 goals in the last 2 games. pic.twitter.com/ggwCWUxloI — Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) October 18, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali
