Momente tensioni janë regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, ku forcat e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës pas përplasjeve me protestuesit. Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë momentin kur efektivët e Policisë hedhin gaz lotsjellës në ambientet e jashtme të godinës së PD-së, ku ishin futur disa prej protestuesve.
Situata u tensionua pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në kryeqytetin shqiptar. Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit ka pretenduar se efektivët e saj ishin sulmuar me koktej molotovi nga persona të maskuar, të cilët më pas ishin futur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.
Sipas Policisë, përdorimi i gazit lotsjellës erdhi si përgjigje ndaj sulmit të pretenduar me mjete ndezëse. Pamjet tregojnë ndërhyrjen e forcave të rendit, ndërsa pretendimet e Policisë lidhur me rrethanat që çuan në përdorimin e gazit lotsjellës mbeten pjesë e versionit zyrtar të institucionit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali
