Një përleshje fizike ka ndodhur pak para mesnatës në Fushë Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se është goditur në kokë nga një person tjetër, duke pësuar lëndime trupore për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës , në rrugën “Isuf Hoxha”, ku është raportuar një konflikt fizik mes dy personave.
Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, viktima është R.F, 30-vjeçar, i cili ka deklaruar në Polici se është sulmuar fizikisht nga Mentor Puqolli, 41-vjeçar. Fazlija ka raportuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte goditur në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas incidentit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Mentor Puqolli është ndaluar për 48 orë. Rrethanat dhe motivi i konfliktit mbeten për t’u sqaruar gjatë hetimeve. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
