Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë

0%

Janina Ymeri ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, duke e lidhur këtë situatë me përvojën politike të Kosovës dhe ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim publik, Ymeri ka kritikuar protestat e dhunshme si mënyrë për të ardhur në pushtet, duke pretenduar se ato i hapën rrugë Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i ka cilësuar si të papjekur në aspektin menaxherial dhe social. Sipas saj, pas gjashtë vitesh, qeverisja e tyre karakterizohet nga, siç është shprehur, “hajnia, skandalet e stagnimi”.

Ymeri ka vlerësuar se kalimi i një grupi njerëzish nga rruga në institucionet shtetërore dëshmoi, sipas saj, se synimi i tyre nuk ishte ndryshimi i vendit, por krijimi i një “klike”. Ajo ka theksuar se reagimi i saj nuk është një opinion për gjendjen politike në Shqipëri, por një perspektivë që, sipas saj, të rinjtë e gjeneratës Z duhet ta njohin nga përvoja e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund, Ymeri ka thënë se situata në Shqipëri mund të sjellë në udhëheqje njerëz me përvojë politike, ndërsa ka vlerësuar se përvoja e Kosovës pas luftës me kalimin nga protestat e dhunshme në pushtet nuk ka qenë e mirë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com