Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat

0%

Është identifikuar personi që u gjet pa shenja jete më 15 tetor në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Azzam Dida, rreth 73-vjeçar, ndërsa identiteti i tij është konfirmuar nga familjarët. Rasti fillimisht ishte raportuar pasi një person ishte parë i shtrirë në skaj të rrugës, ndërsa pranë kokës kishte rrjedhje gjaku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipet e urgjencës, të cilat pas ekzaminimit kanë konstatuar vdekjen e tij. Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar rrethana të dyshimta.

Pamjet e kamerave të mbikëqyrjes kanë treguar se viktima është rrëzuar vetë, ndërsa më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet si “Hetim i vdekjes”. Raportimi i Sinjalit për personin e gjetur të vdekur në Prizren, Policia jep detaje Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com