Një rast i armëmbajtjes pa leje është regjistruar më 16 tetor në fshatin Shkabaj të Prishtinës. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , njësia policore ka ndaluar një veturë në rrugën “Batalioni i Atlantikut”, ku gjatë kontrollit është gjetur një sprej OC. I dyshuari është identifikuar si Getuar Fazliu.
Pas gjetjes së sprejit, ai është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Spreji OC është konfiskuar nga Policia në cilësinë e provës materiale. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa Fazliu është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
