Komuna e Junikut ka njoftuar se kanë vazhduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Gropa e Erenikut deri te Lugu i Gjatë, në kuadër të rrugës Junik–Gjeravicë. Sipas njoftimit të komunës, punimet në këtë segment janë inspektuar nga afër nga kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu.
Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qasjes në këtë zonë, e cila karakterizohet nga vlera të veçanta natyrore dhe potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Asfaltimi i këtij segmenti pritet të kontribuojë në përmirësimin e qarkullimit dhe të qasjes për banorët dhe vizitorët që frekuentojnë zonën e Junikut dhe Gjeravicës.
