Aleanca do të mbajë të shtunën një takim të gjerë me strukturat e saj, ku kryetari i partisë, Ardian Gjini, do të prezantojë platformën politike dhe strategjinë e ardhshme për zhvillimin e Kosovës. Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në orën , në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Në këtë takim, Gjini pritet të shpalosë orientimet politike të Aleancës dhe planet e partisë për fazën e ardhshme, me fokus në zhvillimin e vendit. Takimi do të jetë i hapur për media, ndërsa Aleanca ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje.
