Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 10°C deri në 15°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1–4 m/s. “Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve.
Megjithatë, temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje e përshtatshme për temperaturat e kësaj periudhe”, thuhet nw njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik tw Kosovws.
Ky institut i kwshillon fermerwt tw kujdesen për kulturat e ndjeshme dhe të përshtatin aktivitetet bujqësore sipas kushteve të motit.
