Të rinjtë në Prrenjas ndalin kamionin me targa serbe dhe e mbulojnë

0%

Disa të rinj në Prrenjas të Shqipërisë kanë ndaluar një kamion me targa serbe dhe e kanë mbuluar atë me flamurin kombëtar shqiptar. Pamjet e këtij momenti janë bërë temë diskutimi në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk ka informacione të tjera të konfirmuara lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe arsyen e ndalimit të kamionit. Nuk dihet nëse rasti është raportuar te autoritetet përkatëse.

Burimi: Telegrafi