Ilir Daja nuk e bëri “dramë” humbjen e dytë radhazi në kampionat

0%

U mendua se Dinamo do të reagonte ndaj Teutës në javën e 7-të të Abissnet Superiore, por nuk ndodhi kështu. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja u mposht 0-2. Teuta i “theu” dinamovitët jo vetëm me gola, por edhe me lojë. Vetëm 2 goditje në kuadrat, kundrejt 4 të Teutës. Përballë Vllaznisë, Dinamo e goditi katërkëndëshin rival vetëm 1 herë.

Në dy ndeshjet e fundit, skuadra e Ilir Dajës nuk shënon, ka prodhuar shumë pak dhe pëson vazhdimisht gola. Duket sikur “blutë” kanë filluar të “fusin ujë” nga të gjitha anët, krejt papritur, pas paraqitjeve mbresëlënëse në Conference League. Pas disfatës së fundit me Teutën, “timonieri” Daja nuk e bëri të “madhe” dhe foli me optimizëm, por statistikat “flasin” krejt të kundërtën.

Burimi: Bota Sot