Dhuna policore ndaj studentëve gjatë protestës/ Pedagogu, Klementin

0%

Klementin Mila ka komentuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24 protestën e studentëve, e cila prej katër ditësh vijon në vend, duke u ndalur te dhuna e ushtruar nga policia ndaj studentëve dhe gjimnazistëve. Mila e cilësoi reagimin e efektivëve joprofesional, duke kritikuar përdorimin e forcës ndaj të rinjve gjatë tubimeve.

Ai u ndal veçanërisht te rasti i një të riu të rrëzuar dhe të goditur nga efektivët, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si policia po menaxhon situatën. “Policia nuk është treguar aspak profesionale. Teprime me dhunën. E rrëzuan të riun, por çfarë është ai, armik? Përtej sjelljes profesionale, polici nuk është mjaftuar ta shtyjë, por edhe e ka goditur.

Është komplet barbare” , u shpreh Mila në News24. Deklarata vjen në një kohë kur pamjet e ndërhyrjeve të policisë ndaj protestuesve të rinj kanë nxitur reagime dhe kritika për mënyrën e menaxhimit të protestave studentore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot