Media kroate përmend edhe yllin nga Kosova që doli kundër ish

0%

Gjithçka ishte në shenjë të bashkimit, krenarisë kombëtare dhe dashurisë për Kroacinë. Ishte një moment i veçantë! A ju kujtohet kush e shënoi golin e parë, – është titulli i mediumit kroat “Slobodna Dalmacija”. Ky medium përmend edhe legjendën e futbollit të Kosovës, Kujtim Shalën, i cili iu bashkua kombëtares së Kroacisë me 17 tetor të vitit 1990 dhe doli kundër ish Jugosllavisë.

“Më 17 tetor shënohet përvjetori i një ndeshjeje historike për futbollin kroat, ndeshjes së parë të kombëtares kroate. Pikërisht 36 vjet më parë, Kroacia e mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin 2:1, në stadiumin Maksimir të Zagrebit. Siç shkruan Andrej Maksimoviq në librin e tij, Kroacia – SHBA, tani ose kurrë, gjithçka ishte pikërisht ashtu siç e përshkruan titulli.

Ishte një moment historik, një çast që nuk harrohet. Shumëçka është shkruar për rrethanat në të cilat u zhvillua ajo ndeshje e parë, por ia vlen ta kujtojmë edhe sot këtë ngjarje të veçantë. Kroacia dhe SHBA-ja u përballën në Zagreb, ku fitorja i takoi kroatëve me rezultat 2:1. Shënuesi i golit të parë historik ishte Aljosha Asanoviq, i cili realizoi në minutën e 27-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm katër minuta më vonë, Ivan Cvjetkoviq shënoi për epërsinë 2:0 të Kroacisë. Të dy golat erdhën pas asistimeve të Marko Mlinariqit. Amerikanët arritën ta ngushtonin rezultatin në minutën e 80-të, me golin e Dayakut, por rezultati përfundimtar mbeti 2:1 në favor të Kroacisë.

Një ditë që simbolizonte bashkimin dhe krenarinë Ishin ditë krenarie, në periudhën kur vendi drejtohej nga presidenti i parë i Kroacisë, Franjo Tugjman. Kryetari i atëhershëm i Federatës Kroate të Futbollit, Mladen Vedrish, dhe nënkryetari Rudolf Sabljak e organizuan ndeshjen në fshehtësi të madhe, për shkak të situatës politike të kohës.

Në këtë nismë ndihmuan veçanërisht mërgimtari kroat Ivan Opaçak, Vinko Hotko dhe Jure Klariç, drejtor i kompanisë Voçe, e cila pagoi 90 mijë dollarë amerikanë për shpenzimet e ardhjes së përfaqësueses mysafire. Ante Pavlloviq, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të ish Jugosllavisë, nënshkroi lejen për zhvillimin e ndeshjes.

Në atë kohë, Federata Kroate e Futbollit ishte ende anëtare e federatës ish jugosllave dhe për organizimin e ndeshjes në Zagreb pati kundërshtime të shumta në Beograd. Megjithatë, ndeshja u zhvillua zyrtarisht dhe në mënyrë të rregullt, para rreth 30 mijë shikuesve në Zagreb.

Formacioni i Kroacisë Ladiç (Gabriç), Vuliç, Drazhiq, Çeliç, Kasallo, Pershon (Zhidan), Kujtim Shala, Kranjçar, Cvjetkoviq, Asanoviq (Mladenoviq) dhe Mlinariq. Përzgjedhës ishte Drazhan Jerkoviq, drejtor i kombëtares Zorislav Srebriç, ndërsa në stafin teknik ishin Zdenko Kobeshçak, Joshko Skobllar, Vladimir Lukariç dhe Ivica Grnja: , ka shkruar media kroate.

Burimi: Bota Sot