Gjermania lehtëson njohjen e diplomave të mjekëve të huaj, ndryshimet

0%

Gjermania pritet të lehtësojë procedurat për njohjen e diplomave të profesionistëve shëndetësorë të huaj, me qëllim përshpejtimin e punësimit dhe reduktimin e burokracisë. Reforma përfshin mjekët, dentistët, farmacistët dhe mamitë që kanë përfunduar studimet jashtë Bashkimit Evropian.

Sipas ndryshimeve të miratuara nga Bundestagu më , provimi i njohurive profesionale do të jetë procedura standarde për mjekët, dentistët dhe farmacistët me diploma nga vende jashtë BE-së, ndërsa vlerësimi i ekuivalencës së diplomave përmes dokumentacionit do të mbetet alternativë.

Procedurat do të digjitalizohen, ndërsa autoritetet do të mund të kontrollojnë njohuritë e gjuhës gjermane edhe para përfundimit të vlerësimit të kualifikimeve profesionale. Për mamitë, reforma parasheh mundësinë e zgjedhjes mes provimit të njohurive dhe një kursi përshtatjeje profesionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, ndryshimet synojnë të lehtësojnë integrimin e profesionistëve të huaj në sistemin shëndetësor, duke ruajtur standardet e cilësisë dhe sigurisë së pacientëve. Ligji pritet të hyjë në fuqi më , pas miratimit të nevojshëm nga Bundesrati.

Ndryshimet mund të jenë me rëndësi edhe për profesionistët shëndetësorë nga Kosova që synojnë të punojnë në Gjermani. Megjithatë, njohja e diplomës nuk ua garanton automatikisht të drejtën e ushtrimit të profesionit, pasi duhet të plotësohen edhe kushtet për licencim dhe njohjen e gjuhës gjermane. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com