Publikohet traileri i ri i GTA VI, video-loja pritet të dalë më 19 nëntor. Është publikuar një trailer i ri i videolojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA VI), e cila pritet të dalë në treg më 19 nëntor. Në qendër të historisë janë Jason dhe Lucia, një çift të dashuruarish që përfshihen në një komplot kriminal pasi një grabitje nuk shkon sipas planit.
Ngjarjet zhvillohen në Leonida, një shtet imagjinar i frymëzuar nga Florida e Shteteve të Bashkuara. Loja pritet t’i çojë lojtarët në një botë të mbushur me krim, rreziqe dhe situata të paparashikueshme.
GTA VI është një nga videolojërat më të pritura të viteve të fundit dhe vazhdon serinë e njohur të Rockstar Games, e cila ka fituar popullaritet global falë botës së saj të hapur dhe historive kriminale.
