Në Komunën e Skenderajt sot do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.
Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari: – Akademi përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. – – Homazhe pranë arkivolit, në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj. – Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.
Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat nga “Grupi i Intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjendën së fundmi në varrezën masive në Zubin Potok.
