Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas

0%

Të paktën 37 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një ndërhyrjeje policore në Porto të Portugalisë, ku efektivët tentuan të largonin protestuesit që kishin ngritur kamping në sheshin Praça D. João I, në qendër të qytetit.

Sipas raportimeve, momentet më të tensionuara u regjistruan rreth orës të mëngjesit të së enjtes, kur policia mbërriti për të shpërndarë demonstruesit që protestonin për të drejtat e strehimit. Lëvizja për Strehim ka dënuar ndërhyrjen e policisë, duke e cilësuar atë si joproporcionale dhe të pajustifikuar.

Në një deklaratë publike, organizata pretendon se kampingu kishte qenë paqësor që prej fillimit dhe se protestuesit nuk kishin nxitur akte dhune. Sipas të njëjtës deklaratë, nga ndërhyrja mbetën të plagosur 37 persona, mes tyre edhe dy që pësuan fraktura, shkruan euronews.a.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet lidhur me të drejtën e strehimit në Portugali, ndërsa protestuesit kundërshtojnë mënyrën se si u zhvillua operacioni policor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com