Drejtonte motoçikletën me shpejtësi prej 188 km/h, privohet nga liria

0%

Sot në orën , në autostradën Gostivar–Tetovë, nëpunës policorë të Njësitit mobil për sigurinë e komunikacionit rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, me ndihmën e automjetit special policor për ndjekje, kanë regjistruar një motoçikletë „Yamaha“ me targa të Gostivarit, e cila lëvizte me shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Drejtuesi V.B. (27) nga Gostivari është privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Janë ndërmarrë të gjitha masat përkatëse dhe ndaj tij do të vijojë procedurë përkatëse në përputhje me ligjin.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrolle të shtuara në komunikacion me automjetet speciale policore për ndjekje në të gjithë territorin e vendit, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve të papërgjegjshëm, rritjen e sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtimi i automjeteve motorike me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në komunikacion, të cilat më së shpeshti rezultojnë me pasoja të rënda për pronën, shëndetin dhe jetën.U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: Telegrafi