Gjendet i vdekur një person në Prizren

0%

Një person është gjetur i vdekur të enjten në mbrëmje në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës .

Sipas Bytyqit, identiteti dhe mosha e personit ende nuk janë konfirmuar, ndërsa bazuar në pamjen e jashtme dyshohet se bëhet fjalë për një person rreth 70-vjeçar. “Më datën , rreth orës , Policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘Shefqet Berisha’, në Prizren, është gjetur një person i shtrirë në tokë.

Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Urgjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e personit”, ka deklaruar Bytyqi. Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e vdekjes dhe identitetin e personit.

Burimi: Telegrafi