Një rast i dhunës në familje është raportuar më 15 tetor në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , N.K. ka raportuar në Polici se djali i saj, O.K., dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka dhe duke e kapur për fyti.
Sipas deklarimit të viktimës, edhe më herët kishte pasur raste të dhunës fizike dhe psikike nga ana e të dyshuarit. Palët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në rast janë përfshirë njësitë relevante policore dhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, O.K. është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
