Një rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike është zbuluar pasditen e 15 tetorit në Gjilan. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në Gjilan, pas grumbullimit të informatave dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer kontroll në shtëpinë e Astrit Salijevskës, i njohur me nofkën “Striqka”.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.83 gramësh marihuanë. I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ndërsa Salijevska është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
