Trump i uron shërim të shpejtë Papa Leos pas diagnostikimit me kancer

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka uruar shërim të shpejtë Papa Leos XIV, pasi Vatikani njoftoi se kreu i Kishës Katolike është diagnostikuar me kancer në mushkëri. “Dua ta shoh Papa Leon të shërohet. Ne vetëm duam t’i urojmë dashurinë tonë dhe urimet tona më të mira”, u tha Trump gazetarëve të mërkurën, para se të nisej drejt Montanës.

“Dua vetëm t’i uroj gjithë të mirat. Shërohuni shpejt”, shtoi presidenti amerikan. Ndërkohë, Vatikani ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e një nyje në mushkëritë e Papës përfundoi të martën. Pas procedurës, u konfirmua se ai vuan nga kanceri në mushkëri.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u përfundua me sukses, brenda kohës së paraparë dhe sipas planit, pas së cilës Papa u kthye në dhomën e tij në Spitalin Gemelli të Romës. Nyja në mushkëri ishte zbuluar gjatë kontrolleve rutinë mjekësore. Sipas Vatikanit, ajo ishte në fazat e hershme dhe e lokalizuar mirë, çka mundësoi heqjen e plotë të saj gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com