Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të

0%

Ardian Bajrami është 46-vjeçari që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët. Rasti ishte raportuar në Policinë e Kosovës më 14 tetor, rreth orës , pasi familjarët kishin bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave në Rahovicë, ishte gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja. Në kërkim të 46-vjeçarit ishin angazhuar njësitë përkatëse policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë policore. Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. Lajmin për gjetjen e tij e kishte konfirmuar për Sinjalin Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com