“Stambolli nën ujë” – përmbytjet masive shkaktojnë kaos në trafik Reshjet e dendura të shiut që përfshin Stambollin më kanë shkaktuar përmbytje masive, kaos në trafik dhe bllokim të shërbimeve publike. Uji ka vërshuar në akse të ndryshme rrugore, nënkalime dhe stacione të metrosë.
Reshjet e dendura të shiut që goditën lagjen Ayazaga, në distriktin Sariyer të Stambollit, bënë që rrugët të mbuloheshin nga uji, ndërsa dhjetëra automjete të parkuara u morën nga vërshimet dhe u tërhoqën zvarrë nga rrjedha e ujit. TRT Haber dhe media të tjera kanë publikuar pamje të reja të momentit kur rrugët u përmbytën dhe automjetet u bartën nga uji.
Siç është njoftuar qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos kalojnë në rrugë të përmbytura dhe të qëndrojnë larg zonave ku ekziston rreziku i vërshimeve.
