Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet

0%

Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke shfuqizuar vendimin e vitit 2013 që rregullonte këtë fushë.

Sipas draftvendimit të Këshillit të Ministrave miratuar këtë të mërkurë, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat do të ketë tre muaj kohë nga hyrja në fuqi e vendimit për të miratuar dokumentet standarde të koncesionit dhe PPP-ve dhe për t’i dërguar ato për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Drafti parashikon gjithashtu që agjencia të hartojë udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private, të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u përdorur nga çdo autoritet apo ent kontraktor gjatë zhvillimit të këtyre procedurave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat harton udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve/partneritetit publik privat, të detyrueshme për përdorim nga çdo autoritet/ent kontraktor gjatë kryerjes së aktiviteteve të koncesioneve/partneriteteve publike private” , thuhet në draft.

Baza ligjore e vendimit të ri është ligji nr. 88/2025, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit. Në pikën 4 të draftit përcaktohet shfuqizimi i vendimit nr. 575, datë , “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, të ndryshuar.

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, ndërsa zbatimi i tij u ngarkohet të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore.

Burimi: Bota Sot