Alarm para Egnatia – Midtjylland, UEFA vendos ultimatum

0%

Një situatë e pazakontë ka përfshirë Egnatian në prag të sfidës historike kundër Midtjyllandit në Ligën e Konferencës. Sot, në Tiranë, është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme e sigurisë nga UEFA, për shkak të rrethanave të krijuara nga protestat në kryeqytet.

Sipas të njëjtit burim, UEFA ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet sipas programit, më 15 tetor, në orën , në stadiumin “Air Albania”. Alternativa për ta zhvendosur takimin në një tjetër stadium brenda Shqipërisë nuk është pranuar nga institucioni europian i futbollit.

Në rast se ndeshja nuk zhvillohet sipas përcaktimeve, Egnatia rrezikon humbjen në tavolinë, si dhe një gjobë të konsiderueshme. Përballë këtij presioni, klubi rrogozhinas ka njoftuar se takimi do të luhet në orarin dhe stadiumin e parashikuar. Megjithatë, shqetësimet mbeten të mëdha për garantimin e sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas “Panorama Sport”, policia nuk i është përgjigjur ende kërkesave të klubit për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, ndërsa situata në Tiranë vijon të krijojë pasiguri. Për Egnatian, kjo përballje përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e klubit, por zhvillimet e fundit kanë vënë në pikëpyetje përgatitjet për një mbrëmje që duhej të ishte festive për kampionët e Shqipërisë.

Burimi: Bota Sot