Punimet për restaurimin dhe konservimin e shtëpisë së Qehajve në Pejë janë në fazën përfundimtare. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Sportit, Saranda Bogujevci. Sipas saj, aktualisht po punohet në detajet e fundit të restaurimit dhe konservimit të kësaj shtëpie, e cila daton nga shekulli XIX.
Bogujevci ka theksuar se shtëpia ka vlera të veçanta arkitekturore dhe karakteristika të arkitekturës tradicionale të shtëpive qytetare të Pejës. Ajo ka bërë të ditur se objekti do të ruhet si pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit për brezat e ardhshëm.
