Në vitin 2015, Kuvendi miratoi bazën ligjore për Gjykatën Speciale, me mbështetjen e Hashim Thaçit dhe PDK-së. Në vitin 2026, PDK-ja nisi ndryshime ligjore për këtë gjykatë, por BE-ja kundërshtoi, duke thënë se ato bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.
Analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”, ka vlerësuar se iniciativa e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale është përpjekje për të pastruar imazhin e partisë, duke shtuar se ndryshimet nuk do t’u ndihmonin Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
“Sa i përket kësaj unë e kam dhënë mendimin tim në disa media, që Partia Demokratike e Kosovës, thjesht ka dashtë siç thotë populli me la fytyrën, sepse ka qenë si lokomitovë e themelimit të Gjykatës Speciale.
Dhe tashmë kur e kuptoi çfarë bëri duke dënuar themeluesit e partisë, Thaçi, Vesin, jakup Krasniqin e tjerët, pra për me shpërla veten, mori inciativën për ndryshimin e projektligjit për Gjykatën Speciale, edhe pse kjo nuk i ndihmon asgjë Thaçit dhe tre të tjerëve, edhe nëse hipotetikisht do të pranohet nga Gjykata Speciale me këto ndryshime, nuk iu ndihmon asgjë” , tha ai.
Mehmeti ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ka gjasa të rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese ose Gjykata Speciale, duke i cilësuar ato si strategji të PDK-së për t’u distancuar nga përgjegjësia për themelimin e kësaj gjykate. Sipas tij, partia nuk kishte pritur që në bankën e të akuzuarve të përfundonin edhe ish-krerët e saj.
“E dyta, kjo me shumë gjasë do të bie poshtë, mos nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, se siç e pamë edhe ambasadori gjerman shkoi atje dhe qartë deklaori në një farë mënyre se nuk mundet me vendime të Kuvnedit, që marrëveshje ndërkombtare dhe detyrimet Kosova me i ndryshu, pra edhe nëse Gjykata Kushtetuese nuk e hedh poshtë, është Gjykata Speciale e cila besoj se do ti hedhë poshtë këto ndryshime.
Me pak fjalë, kjo ka qenë siç thotë populli u tund mali doli dhe miu, pra nuk ka asgjë nga kjo. Është thjesht një strategji e PDK-së, për me e shpërla veten nga ai veprim që ka bërë e që sot e kanë kuptuar se me atë veprim i kanë futur në burg njerëzit e vet.
Pra duke u munduar me ia hapë varrën tjetrit, ia kanë bërë vetes, se Thaçi nuk ka mendu kurrë që do të përfundojë vetë në Gjykatë atje, thjesht kanë mendu që mi dërgu disa njerëz, disa komandantë zonash dhe vet të jetë i pastër” – përfundon ai.
