Dhuna policore ndaj studentëve, shpirti dhe fytyra e Rama- diktaturës!

0%

Për përballimin e protestave masive, më së shumti të rinisë studentore, gjatë rreth 8 orëve më , policia e Edi Ramës- Ervin Demos- Skënder Hitajt… përdori dhunë të ngjashme si policia e Ramiz Alisë, Simon Stefanit, Gramoz Ruçit, Aredin Shytit, Bajram Yzeirit, Vladimir Hysit…, ndaj pjesëmarrësve në protestat popullore kundër diktaturës komuniste, për “Liri e Demokraci”, sidomos në Kavajë, Shkodër, Tiranë…më 1990- 1992…!?

Apo si e policëve dhe milicëve të Milosheviçit ndaj studenteve dhe qytetarëve shqiptarë në Prishtinë e në qytete të tjera të Kosovës gjatë periudhës së gjatë të pushtimit të saj, deri në ditën e çlirimit më !

Ca tufa enveristësh, administrativistësh, patronazhistësh, bij e bija, nipër e mbesa, nuse e dhëndurë veteranësh të diktaturës komuniste janë trembur dhe shqetësuar nga demet e pakta apo minimale që kanë pësuar disa dritare e dyer institucionesh qeveritare në Tiranë!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke fshehur me gjethe fiqsh Berati apo kanabiz Librazhdi e Fieri keqardhjen për shqetësimin, frikësimin, rrezikimin…e Edi Ramës me tufën e partiakëve dhe pushtetarëve të tij, ata bëjnë apel dhe japin leksione edukate dhe demokracie që studentët demonstrues të përgjakur të tregohen paqësorë dhe “vëllezërorë” ndaj policëve të dhunshëm apo kafshërorë edhe ndaj të moshuarve e femrave, sa me fytyrat e mbuluara nga maskat të shtyjnë të mendosh e dyshosh, së pari se mos u kanë dhënë doza drogrash për t’i kafshëruar e së dyti, se mos një pjesë e tyre kanë ardhur vullnetarisht apo të urdhëruar, si të huazuar nga Serbia…!?

Këta avoketër mbrojtës dhe avokate mbrojtëse vullnetarë apo servile për vendin e punës ndaj policisë Rama- Demo dhe të perkushtuar si skllevër për “partinë dhe kryetarin e zemrës”, “harrojnë” protestat e rreth 500 mijë-1 milionë studentëve dhe qytetarëve në Francë, Spanjë, Gjermani…si dhe dëmet shumëfish më të mëdha që kanë shkaktuar ata në godinat qeveritare dhe tregtare pranë shesheve të protestave!?

Se cila palë ka shkaktuar më shumë dhunë e ka pësuar më pak plagë të përgjakshme, do ta vertetonte verifikimi i viktimave në sheshin dhe rrugët e protestave në Tiranë si dhe në sallat e pavioneve të traumave në Spitalin “Nënë Tereza” e në Spitalin Ushtarak. Pa pikë dyshimi pesha më e madhe do të ishte nga ana e policisë qeveritare!

“Të plagosurit” nga ana policore mund të numërohen me gishtrinjt e njëres dorë! Sipas logjikës së grevëthyesve qeveritarë apo nga rrethet administrative, pedagogjike e të profesoriatëve, dëmet në xhama, dritare, dyer, mure e breza mbrojtës… janë shumëfish më me rëndësi e më me vlerë se sa kerkesat jetike, shkollore, sociale, njerëzore, familjare të studentëve!?

Po sipas logjikës së kukullave qeveritare, studentët francezë, në Francë, kryeqytetin apo kryeshtetin e DEMOKRACISË, kanë të drejtë të bëjne demonstrata dhjetra fish më masive e të dhunshme, ndërsa në Shqipëri, në një vend sui generis për diktaturë të egër, çnjerëzore, antidemokratike, protestuesit pas mbi 135 ditë protestash paqësore, nuk duhet ti shkaktojnë godinave qeveritare asnjë një çikë demi!?

Për më tepër, kur studentët shqiptarë nuk protestojnë me kërkesa përtej standardeve normale, as franceze e zvicerane, por për kushte më të mira jete dhe studimesh, në krahasim me ato 35 vjeçare në Shqipërinë e kësaj kohe!

Sipas kukullave qeveritare edhe kaq sa kërkojnë, pra më shumë mirëqenie e demokraci e më pak diktaturë e korrupsion; më shumë shqiptari, njerëzillëk e përgjegjshmëri e më pak biznese apo pazare të pista me copa dhe interesa kombëtare Shqipërie, është shumë e përtej mundësive të Rama- qeverisë dhe arsyeshmërisë së saj e të tyre, si mace e maçokë, si qenër e buçe, si kone apo zagarë të saj!

Logjikë allakomuniste, allaenveriste, alla edramiste? Këto skena të dhunës së pashpirt e të pa përmbajtur policore mbartin edhe këmbanat paralajmëruese të fundit të shpejtë të qeverisjes Rama e të ministrit të tij Ervin Demo dhe gjithë kopesë së tyre partiake dhe qeverisëse!

Fundi i diktatoreve dhe diktaturave përballë revoltave popullore mund të vonohet pak apo më shumë, por nuk shmanget kurrsesi! A e mendojnë këtë traditë historike dhe ndëshkim të merituar Edi Rama me shokë e shoqe?

Burimi: Bota Sot