Trump dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, shmang përgjigjen

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dënuar sulmet e vazhdueshme të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, por ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse Uashingtoni ka vendosur të godasë objektivat e tyre në Jemen.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane, përpara nisjes së një udhëtimi në Alaska, Trump u kufizua të deklaronte: “Ata po sillen shumë keq”. Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur konflikti në Jemen po përshkallëzohet, me përballjet mes forcave qeveritare, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe rebelëve Huthi.

Në fillim të këtij muaji, forcat qeveritare jemenase nisën operacionin e quajtur “Agimi i Jemenit”, me synimin për të rimarrë territoret e kontrolluara nga rebelët dhe për të rikthyer autoritetin e qeverisë. Huthitët kontrollojnë kryeqytetin Sanaa dhe disa provinca të tjera të Jemenit që prej vitit 2014.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një vit më pas, në mars 2015, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht në vend, në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, shkruan euronews.al. Përshkallëzimi aktual i konfliktit nisi në korrik, pas prishjes së armëpushimit të arritur në vitin 2022, duke shtuar shqetësimet për një zgjerim të mëtejshëm të luftimeve në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com