Manchester United ka pësuar sonte humbje në Champions League. Ata u mposhtën në “Metropolitano”, nga Atletico Madridi me rezultat 2:0 në një ecuri negative për “Djajtë e Kuq”. Ndërsa pas ndeshjes ylli i Man United, Lisandro Martinez ka kritikuar hapur drejtuesit e klubit, duke kërkuar ndryshim në mënyrën se si po funksionojnë. “Nëse nuk ndryshoni, sezonin tjetër është një problem i madh.
Vazhdoni të ndryshoni trajnerë, por çfarë ndodh me fushat e tjera. Është e lehtë të thuash trajner, lojtarë, por duhet të shohim edhe të tjerë”, u shpreh Martinez.
