Club Brugge e turpëron Interin, Tresoldi shkëlqen me het-trik

0%

Club Brugge ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Interi, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës për Ligën e Kampionëve. Edhe pse “Neurazzurët” u vlerësuan si favorit, Brugge fitoi me rezultat 3-4. Nicolo Tresoldi shënoi nga pika e bardhë për të kaluar belgët në avantazh (30’). Interi e barazoi falë Lautaro Martinez, i cili e kompletoi asistimin e bukur të Dimarcos (44’).

Sidoqoftë, Brugge e riktheu prapë epërsinë falë Tresoldit që shënoi pas asistimit të Forbs (63’). Tresoldi pastaj e kompletoi mbrëmjen e bukur për ta siguruar het-trikun (74’). Interi tentoi të kthehet në lojë, duke shënuar prapë përmes Martinez (81’). Megjithatë, gjashtë minuta më vonë Vermant e vulosi fitoren pas asistimit të Forbs (87’).

E tëra që bëri skuadra italiane ishte goli i tretë dhe i fundit përmes të inkuadruarit Bonny (90+3’). Brugge tani ka tre pikë ndërsa Interi mbetet pa pikë pas dy xhirove të zhvilluara./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi