Flet i riu me këmbë të thyer te Trauma

0%

Protesta e nisur prej më shumë se 7 orësh në Tiranë është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Mes shumë personave të tjerë të lënduar, pjesë e pamjeve të rënda ka qënë edhe një i ri, i cili shfaqej me këmbë të thyer teksa mbahej hopa nga policia. I riu është identifikuar si, Ledion Balla nga Librazhdi.

I pyetur nga gazetarët teksa shoqërohej me barelë në spitalin e Traumës i riu tha se nuk kishte qenë pjesë e protestës dhe se ishte dhunuar nga policia. Dëshmia e djalit që iu thye këmba: “Po shikoja një ndeshje futbolli se ka Champions League dhe ishim në kafe. Nuk kam lidhje me protestën. U çova nga kafja se po vinin policët me vrap.

Po ecja pak me vrap dhe më shtyn dhe këmba më kapi në cep të trotuarit dhe iu thashë m’u thye këmba dhe nuk reagon”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot