Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike dhe kanosje në Drenas

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 12 tetor në Drenas, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike dhe kanosje. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , M.B. ka deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj, E.H., kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke e fyer me fjalë banale dhe duke e kanosur.

Viktima është intervistuar nga zyrtari për dhunë në familje në prezencë të një punëtori të Qendrës për Punë Sociale. Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa E.H. është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com