Seriali i ri i Netflix-it, “East of Eden”, i bazuar në romanin me të njëjtin emër të John Steinbeck, po tërheq vëmendjen falë produksionit cilësor dhe interpretimit të Florence Pugh në rolin e Cathy Ames, një prej personazheve më të njohura negative të letërsisë.
E krijuar nga Zoe Kazan, seriali sjell për herë të parë të gjithë sagën shumëbrezëshe të romanit, ndryshe nga adaptimi i mëparshëm filmik, i cili përqendrohej vetëm te pjesa e fundit e historisë.
Pugh, e cila është edhe producente ekzekutive, vlerësohet veçanërisht për interpretimin e saj, ndërsa Hoon Lee spikat në rolin e kuzhinierit Lee, një personazh që në këtë merr më shumë hapësirë dhe thellësi.
Foto: Netflix Kritikat vlerësojnë lojën e aktorëve dhe cilësinë e produksionit, megjithëse vënë në dukje se shpjegimi i sjelljes së Cathyt përmes traumave të fëmijërisë e thjeshton disi personazhin. Seriali trajton tema si vullneti i lirë, mëkati dhe tragjeditë që përsëriten brez pas brezi. Mini-seriali ishte planifikuar të kishte tetë episode, por përfundimisht u realizuan shtatë.
Të gjitha episodet janë të disponueshme në Netflix.
