Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit.

KRU “ Prishtina ” ka bërë të ditur se defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e tij. “Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit. Ju falënderojmë për mirëkuptim ”, thotë KRU “ Prishtina ”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com