Sulmet e Huthëve përshkallëzojnë tensionet, Etihad dhe Qatar Airways

0%

Etihad Airways dhe Qatar Airways kanë njoftuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve drejt dhe nga disa aeroporte në Arabinë Saudite, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Kompania ajrore Etihad Airways bëri të ditur se ka anuluar fluturimet që lidhin Abu Dhabin me Riadin, Dammamin dhe Jeddah, duke iu referuar “trazirave rajonale”.

Sipas njoftimit të kompanisë, të gjitha fluturimet mes Abu Dhabit dhe Riadit janë pezulluar deri më 19 tetor. Edhe Qatar Airways njoftoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve drejt dhe nga Riadi dhe Dammami, për shkak të situatës aktuale të sigurisë.

Vendimi vjen në një kohë kur rebelët Huthi të Jemenit kanë përshkallëzuar sulmet ndaj Arabisë Saudite, duke shtuar shqetësimet për sigurinë dhe ndikimin e zhvillimeve të fundit në transportin ajror në rajon. Për momentin, kompanitë nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për kohën e rifillimit të plotë të fluturimeve në linjat e prekura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot