Brooks Nader shkëlqen me fustanin e kuq në Kanë, thekson linjat

0%

Modelja e njohur amerikane, Brooks Nader, ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në Kanë të Francës. 29-vjeçarja, e cila tashmë po ndërton karrierë edhe në aktrim, u shfaq me një fustan të gjatë, të kuq dhe të ngushtë pas trupit, gjatë një eventi fotografik të organizuar nga Fox për serialin e ri “Baywatch”, në kuadër të panairit televiziv MIPCOM, të hënën.

Fustani me dekolte të theksuar dhe mëngë të shkurtra nxirrte në pah linjat e saj trupore, ndërsa pamjen e kompletoi me taka të larta të zeza dhe një palë vathë elegantë me shkëlqim, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Brooks Nader Me flokët biondë të lëshuar në onde të buta, ylli i “Sports Illustrated” pozoi plot vetëbesim para fotografëve në Palais des Festivals, me pamje nga porti piktoresk në jug të Francës. Në këtë event, Nader u shoqërua edhe nga kolegu i saj, aktori Stephen Amell, i cili do të interpretojë rolin e kapitenit Hobie Buchannon në versionin e ri të serialit të famshëm “Baywatch”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Brooks Nader Edhe Amell u dallua për stilin e tij elegant, i veshur me një xhaketë të bardhë, të kombinuar me këmishë dhe pantallona të zeza. Paraqitja e dy aktorëve vjen në kuadër të promovimit të rikthimit të “Baywatch”, serialit ikonik që fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Brooks Nader dhe Amell

Burimi: Bota Sot