Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti në vend do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 9 gradë Celsius. Ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 12 gradë Celsius. Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes.
Burimi:
Bota Sot
