Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000 në Pragë, në panelin “Bridging the Divide – Crafting a Transatlantic Roadmap for Tech & Economic Security”, ku diskutoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë diskutimit, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është dëshmi konkrete e suksesit të bashkëpunimit transatlantik.
Nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci që sot po lulëzon në paqe, Kosova ka shënuar përparim të vazhdueshëm falë qëndrueshmërisë së institucioneve të saj dhe partneritetit të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar sulmeve terroriste në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit, ai nënvizoi se, pavarësisht kërcënimeve serioze dhe përpjekjeve për destabilizim, institucionet e Republikës së Kosovës kanë dëshmuar vendosmëri dhe kapacitet për t’u përballur me këto sfida, duke mbrojtur sigurinë e vendit, me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve transatlantikë.
Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se përvoja e Republikës së Kosovës dëshmon rezultatet konkrete të unitetit transatlantik dhe rëndësinë e ruajtjes së këtij partneriteti për sigurinë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
From a country devastated by war to a democracy flourishing in peace, the Republic of Kosova is living proof of what transatlantic unity can achieve.At @forum_2000 in Prague, I highlighted how transatlantic cooperation has helped safeguard peace and stability, even in the face of serious threats, including the terrorist attacks in Banjska and at the Ibër-Lepenc canal.The resilience of our institutions, together with steadfast 🇺🇸-🇪🇺 cooperation, has enabled Kosova to continue progressing despite attempts to undermine our security.Our experience demonstrates that transatlantic unity delivers tangible results, and why preserving it remains essential for the future of the Western Balkans. — Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 12, 2026
