E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Wylita Bell, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Pas takimit, Ambasada Amerikane ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me udhëheqësen e re të shtetit, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Në njoftimin e publikuar, Ambasada ka theksuar se pret vazhdimin e bashkëpunimit me presidenten e sapozgjedhur. “Ambasada e SHBA-së mezi pret të punojë me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ambasadës.
Përfaqësia diplomatike amerikane ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në çështjet me interes të përbashkët. Sipas njoftimit, ndër prioritetet kryesore të këtij bashkëpunimi mbeten “paqja dhe stabiliteti rajonal”, si dhe “prosperiteti i ndërsjellë”.
Takimi mes Wylita Bell dhe presidentes Justina Shiroka Pula vjen pas zgjedhjes së kësaj të fundit në krye të shtetit, ndërsa mesazhi i Ambasadës Amerikane nënvizon gatishmërinë për të vazhduar angazhimin me institucionet e reja të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
